Hakerët e Koresë së Veriut vitin e kaluar vodhën 400 milionë dollarë në kriptovaluta

Sipas raportimit të kompanisë Chainalysis, hakerët verikorean gjatë vitit të kaluar kanë vjedhur afro 400 milionë dollarë në kriptovaluta, që po konsiderohet si një prej vjedhjeve më të mëdha që vjen nga një prej vendeve më të izoluara në botë.

Në vitin 2021, kryen shtatë sulme të ndryshme mbi kompani të investimeve dhe në këmbimore.

Përdorën metoda të ndryshme. Mjetet e vjedhura i kanë dërguar në llogari që janë nën kontrollin e Koresë së Veriut.

Këto vjedhje janë një lloj rikujtese se ky vend që është nën sanksione, akoma mbështetet në rrjetin e hakerëve që e ndihmojnë për financim të aktiviteteve të ndryshme.

Në ministrinë amerikane të Drejtësisë në shkurt të vitit të kaluar, kanë akuzuar Korenë e Veriut për vjedhjen e 1,3 miliardë dollarë nga një bankë.

Go to TOP