“Je shumë e lezetshme”, Butrint Imeri reagon pasi Beniada ia shqiptojë emrin gabim

Modelja e njohur shqiptare, Beniada Jakic, është një prej personazheve më të komentuara aktualisht.

Që nga hyrja në spektaklin e Big Brother VIP, modelja ka bërë për vete publikun edhe për shkak të pozitivitete që reflekton.

Madje, Beniada pëlqehet edhe nga vet banorët e shtëpisë së famshme dhe kjo edhe për mënyrën se si e flet gjuhën shqipe duke e përzier me italishten, pasi ajo është rritur dhe ka jetuar prej vitesh në Itali.

Foto: Butrint Imeri/InstaStory

Së fundmi, gjatë një diskutimi modelja ka shqiptuar gabimisht emrin e këngëtarit nga Kosova, Butrint Imeri, duke bërë që ky i fundit të reagoi përmes një InstaStory.

Më pas në llogarinë zyrtare të Beniadës është bërë një shkrim në të cilin ajo i kërkon falje këngëtarit.

Foto: Butrint Imeri/InstaStory

“Pa dashje por në fund e gjeti emrin tënd të bukur”, shkruhet në një postim në Instagramin e modeles.

Foto: Beniada/Instagram

Të njëjtin postim e ka ripostuar edhe këngëtari duke shkruar: “je shumë e lezetshme”.

Foto: Butrint Imeri/Instagram

Ndryshe, këngëtari shumë shpejt pritet të publikoi një projekt të ri muzikor. 

Go to TOP