Ja pse Pete Davidson ka fituar zemrat e familjes Kardashian

Pete Davidson duket se është miratuar nga familja Kardashian!

Një burim për “E! News” ka treguar se ylli i “Saturday Night Live” ka fituar zemrat e anëtarëve të tjerë të “Keeping Up With the Kardashians” përveç atij të Kim Kardashian, me të cilën është në një lidhje prej muajit nëntor.

Burimi i afërt me familjen thotë Pete po afrohet me familjen e Kim dhe ata e pëlqejnë shumë tipin e tij.

Ndërsa kanë kaluar vetëm pak muaj që kur themeluesja e “SKIMS” dhe Pete dolën publikisht me romancën e tyre të lulëzuar, burimi thotë se familja Kardashian “e pëlqen këtë marrëdhënie të re për Kim dhe mënyrën se si ai e trajton atë”.

Ai shton: “Ata thjesht duan që Kim të jetë e lumtur dhe ai ka arritur ta bëjë”.

Marrëdhënia e Kim me aktorin e “King of Staten Island” vjen pothuajse një vit pasi ajo paraqiti kërkesën për divorc nga Kanye “Ye” Ëest.

Ndërkohë, ditën e djeshme ata kanë shkëmbyer puthjen e tyre të parë në publik si një çift zyrtar.

Puthja e çiftit në “Saturday Night Live” shënon herën e parë që Kim Kardashian dhe Pete Davidson u panë së bashku në publik, ndërkohë që thashethemet për lidhjen e tyre filluan në tetor.

Go to TOP