Ish-asamblisti i VV-së me gjuhë të rëndë ndaj BE-së: Po ia th** Serbisë që 20 vite

Ish-asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Egzon Azemi, ka reaguar me gjuhë të rëndë pasi shefi i diplomacisë së BE-së, Joseph Borrell, kërkoi nga Kosova që të lejonte zhvillimin e referendumit të Serbisë.

Azemi, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka përdorur një frazë të rëndë në tentim për ta përshkruar afërsinë e BE-së me Serbinë.

“Bashkimi Evropian duhet ta kuptoj që tu ja th** Serbisë qe 20 vite, asgjë nuk është rregulluar. Më falni për termat jodiplomatik”, ka thënë ai.

Reagimi i tij vjen pasi Borrell kërkoi që qytetarët serbë në Kosovë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës.

Postimi i plotë, pa ndërhyrje:

Go to TOP