Incident në Budva – Pushuesit serbë përzënë nga plazhi një familje shqiptare

Një familje shqiptare ka qenë e detyruar të largohet nga pushimet në bregdetin e Malit të Zi pas provokimeve të vazhdueshme nga një grup pushuesish serbë.

Provokimet filluan kur serbët e identifikuan familjen shqiptare për shkak të një peshqiri me simbolet e flamurit shqiptar dhe nisën të bëjnë komente të papërshtatshme.

Në rrjetet sociale janë publikuar pamje që tregojnë pushuesit serbë duke kënduar këngë anti-shqiptare dhe duke varur një peshqir me flamurin e Serbisë në çadrën e tyre, duke e përdorur këtë si një mënyrë provokimi ndaj familjes shqiptare.

Për të shmangur përshkallëzimin e situatës, familja shqiptare është detyruar të largohet nga plazhi. Ndërkohë, grupi serb ka filmuar largimin e familjes dhe ka shpërndarë këto pamje në rrjetet sociale, duke e konsideruar këtë si një “fitore” për dëbimin e tyre nga plazhi.


Go to TOP