Haradinaj: Sulmi fizik ndaj Muhaxherit një akt qyqar, autorët të rrijnë prapa hekurave
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dënuar sulmin fizik ndaj kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri duke e cilësuar aktin si “skajshmërisht të dënueshëm”.
Ai ka kërkuar që drejtësia të veprojë pa kompromis në ndëshkimin e autorëve dhe të zbardhë plotësisht motivet e këtij sulmi.
Haradinaj theksoi se dhuna duhet ndalur me vendosmëri, ndërsa shprehu lehtësim që kryetari Muhaxheri është mirë me shëndet. /Kosova.info/
