Fisnik Asllani i pandalshëm, shënon dy gola ndaj Hamburgut

Ylli i kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani, po kalon formë të mirë në Bundesliga 2.

Sulmuesi 22-vjeçar ka shënuar dy gola për Elversbergun, në ndeshjen të cilën e fitoi 4-2 ndaj Hamburgut.

Asllani shënoi për 1-1 në minutën e 40-të e më pas në të 53-n i dha epërsinë skuadrës së tij.

Është goli i gjashtë në këtë edicion për Asllanin krahas edhe tri asistimeve.

Ylli i kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani, po kalon formë të mirë në Bundesliga 2.

Ai është i huazuar nga Hoffenheimi, derisa më herët në karrierë ka luajtur edhe për Austria Vienna.

Go to TOP