Hajnat hyjnë për të plaçkitur në Mitrovicë, plagosin shitësin e dyqanit

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sonte në Mitrovicë.

Atje dyshohet se dy persona, nën kërcënimin e armës kanë tentuar të grabisin një person që ndodhej në dyqanin e tij, ndërsa pas konfrontimit e kanë plagosur atë.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës.

Ata kanë thënë se në lidhje me ngjarjen janë arrestuar dy persona.

“Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, janë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar si dhe është sekuestruar një armë”, kanë thënë nga Policia.

Go to TOP