Gërxhaliu: Kosova po ballafaqohet më tepër me sfidë të natyrës politike, sesa ekonomike e sociale

Eksperti e ekonomisë, Safet Gërxhaliu po vlerëson se kontributi i diasporës në Kosovë, është i pakontestuar, ani se këtë vit pati hezitim prej tyre për të festuar Vitin e Ri në vendet kosovare.

Gërxhaliu deklaron se kjo ndodhi meqë pati edhe paralajmërime të mëdha për mungesë të energjisë elektrike.

”Kosova është duke u ballafaquar me një sfidë shumë më tepër të natyrës politike, sesa ekonomike dhe sociale dhe mu nga këto raporte dhe ky realitet i krijuar, shumë nga diaspora kanë hezituar që t’ja mësynë Kosovës”.

“Vet fakti që është paralajmëruar me të madhe që në Kosovë ka mungesë të energjisë elektrike, ka të ftohtë dhe terr, ka qenë një ndër indikatorët kyq që ka zbeh interesimin e diasporës për të qenë në Kosovë”, tha ai .

Tutje, ai shtoi se “duhet theksuar se vërtetë kontributi i diasporës është i pakontestuar”.

”E them me shumë përgjegjësi profesionale, shumë më tepër kontribuon brenda vitit diaspora sesa që është komplet buxheti i miratuar në Parlamentin e Kosovës. Prandaj është një dukuri tjetër që me të madhe, për hir apo për nga orientimet ideologjike, dhe themi fetare, po zbehet apo bie kremta e festës së Vitit të Ri, por në përgjithësi, prania e diasporës në këtë kohë të vështirë, sfiduese, ka qenë kontributi më i madh i rimëkëmbjes ekonomike të Kosovës”.

Go to TOP