Bashkatdhetarët nisen të kthehen nga Kosova, fillojnë kolonat në kufi

Bashkatdhetarët të cilët kanë përfunduar pushimet në Kosovë tashmë kanë filluar të kthehen në vendet e Evropës, ku atje jetojnë dhe veprojnë.

Sikur çdo herë tjetër, ata janë duke u përballur me pritje në vendkalimet kufitare. Kolona tashmë kanë filluar të krijohen në vendkalimet kufitare me Serbinë, Dheu i Bardhë dhe Merdarë.

Në dalje të Merdarës kolonat arrijnë deri 120 metra, kurse te Dheu i Bardhë kolonat arrijnë deri 100.

Vendkalimet tjera kufitare janë të qeta dhe të gjitha rrugët janë të kalueshme sipas njoftimit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Qytetarët mund të informohen për gjendjen në kufi në kohë reale duke klikuar KËTU.

Go to TOP