Genta Ismajli zbulon më në fund binjakët e saj

Pak javë pasi u bë nënë për herë të parë, Genta Ismajli ka publikuar dhe foton e parë me binjakët e saj. 

Këngëtarja e njohur ka ndarë me ndjekësit një imazh teksa mban në krah dy binjakët e saj. 

Ajo shkruan se foshnjat e tyre janë “më të përsosura nga sa mund ta imagjinonim”.

Këngëtarja dhe partneri i saj turk, Huseyin Usta janë bërë prindër të një vajze dhe një djali. 

Lajmi se këngëtarja ka sjellë në jetë binjakët e saj, u bë me dije me 21 Janar pasi e kishte mbajtur lindjen të fshehtë. 

Burimet janë shprehur se Genta do që t’i mbajë fëmijët larg mediave.

Image
Go to TOP