Manovrat ushtarake të Rusisë afër kufirit me Ukrainën, tubimi në Kabul për të kërkuar nga Perëndimi zhbllokimin e aseteve të Afganistanit jashtë vendit, dhe stërvitjet e ushtarëve ukrainas në kohën e tensioneve të rritura, janë ndër ngjarjet që ndodhën.
1Disa tanke ruse të tipit T-72B3 duke marrë pjesë në manovra ushtarake në një poligon qitjeje, në rajonin jugor rus të Rostovit, afër kufirit me Ukrianën, më 27 janar.2Një grua duke ecur gjatë një dite me diell në dimër, në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, më 27 janar.3Disa nxënës në Ukrainë duke shikuar municione gjatë një ore mësimi në Kiev, më 27 janar, ku ata u këshilluan se si t’i dallojnë dhe si t’i trajtojnë pajisjet dhe armatimin e dyshimtë, teksa tensionet ushtarake janë rritur në kufirin lindor të vendit të tyre.4Disa gra afgane duke marrë pjesë në një tubim të aprovuar nga talibanët, në mbështetje të regjimit, para ambasadës së braktisur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kabul, Afganistan, më 26 janar. Gratë kërkuan nga shtetet perëndimore të zhbllokojnë asetet afgane jashtë vendit, teksa kriza humanitare në vend po thellohet.5Disa djem afganë duke ngarë biçikletat e tyre nëpër ujë, në distriktin e Damanit, në Kandahar, Afganistan, më 23 janar.6Një grua duke ecur pranë një monumenti në kujtim të ushtarëve të vrarë në detyrë gjatë luftërave në Afganistan dhe në Çeçeni, në fshatin Shebekino, në periferi të Belgorodit, në Rusi, disa kilometra larg kufirit me Ukrainën, më 27 janar.7Një punonjëse shëndetësore në Rumani, e cila ka nisur një fushatë për vaksinimin kundër COVID-19 të fëmijëve të moshave 5-11 vjet, duke i pritur pacientët e saj të vegjël në një qendër vaksinimi në Bukuresht, më 26 janar.8Një ushtar ukrainas dhe një mace duke qëndruar më 25 janar në një strehë në vijën e frontit, jo shumë larg Donetskut, që kontrollohet nga separatistët e mbështetur nga Rusia, teksa po rritet frika për një pushtim të Ukrainës nga Rusia.9Disa burra duke kaluar lumin Arghandab, me një motoçikletë me tri rrota, të ngakuar me një grumbull degësh, në periferi të Kandaharit, në Afganistan, më 24 janar.10Dy gra të reja duke shkrepur një fotografi gjatë festimit të Ditës së Studentëve, në Kazan, Rusi, më 25 janar.11Sipërmarrësit privatë dhe oficerët e policisë duke u përleshur më 25 janar gjatë një tubimi në Kiev, Ukrainë, ku qeverisë iu kërkua të bëjë më shumë për t’i mbështetur bizneset private.12Zyrtarët pakistanezë të sigurisë duke kryer inspektime në një pikë kontrolli në Peshavar, më 24 janar, pas shtimit të incidenteve të dhunshme, që kur talibanët kanë marrë pushtetin në Afganistanin fqinj.13Një grua duke shtyrë një karrocë para ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kiev, Ukrainë, më 24 janar. Ukraina ka thënë se SHBA-ja “është ngutur” me evakuimin e familjeve të stafit të saj diplomatik në Kiev, për shkak të frikës nga një pushtim i mundshëm rus.14Disa njerëz duke ndihmuar në shtyrjen e një trolejbusi, gjatë një ndërprerjeje të rrymës në kryeqytetin e Kirgizisë, Bishkek, më 25 janar.15Disa pjesëtarë të njësiteve vullnetare ushtarake duke u stërvitur në një park të qytetit, në Kiev, më 22 janar, teksa janë rritur tensionet pas grumbullimit të forcave ruse afër kufirit me Ukrainën.16Një burrë duke u strukur nga të frohtët, teksa qëndronte në trotuarin e një rruge në Karaçi, Pakistan, më 24 janar.17Disa fëmijë duke pritur për të marrë një bukë falas, para një furre, në Kabul, Afganistan, më 24 janar.18Pjesëtarët e një ekipi mjekësor të sëmundjeve ngjitëse nga një spital në Shën Pjetërburg, Rusi, duke vizituar një pacient të dyshuar me COVID-19, më 24 janar.