Kurti konfirmon kohën kur do të takohet me Escobarin e Lajçakun

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pret në takim zëvendës-ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe mbikëqyrës i politikave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Përmes një njoftimi për media, Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se takimi do të zhvillohet sot në orën 17:05 në Ndërtesën e Qeverisë.

Ndërkaq, më herët presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se takimin me ta do ta zhvillojë rreth orën 16:00.

Kurti sot ka deklaruar se është hera e parë për të që do të takohet me Escobar, pasi që kanë komunikuar dy herë vetëm përmes telefonit.

Ai ka thënë se për detajet e takimit do të flasin pas përfundimit të takimeve.

Go to TOP