Fati është në anën e Arjolës, aktorja tropojane rikthehet sërish në shtëpinë e Big Brother VIP me biletën kthyese

Aktorja Arjola Demiri ka qenë pa dyshim kryefjala e mbrëmjes të së premtes në Big Brother VIP.

Kjo pasi fillimisht, ajo takoi pas katër muajsh qëndrimi në izolim, tre fëmijët e saj, gjersa mori dhuratën më të madhe nga produksioni ndonjëherë.

Ajo u bë me një apartament në Tiranë, të cilin e mori dhuratë nga kanali Top Channel.

Aktorja tropojane ishte gjithashtu kandidatja më e votuar nga të nominuarit për të dalë dhe si rrjedhojë për pak çaste ajo la shtëpinë e Big Brother VIP.

Me të arritur në studio, Demiri filloi intervistën, pro fati u gjend në anën e saj, pasi asaj i qëlloi bileta kthyese nga ‘Lori Caffe’, për t’u kthyer sërish në shtëpi.

Mes duartrokitjeve të shumta, Arjola është kthyer në garën për çmimin e madh, i cili nga dje është rritur në 115 mijë euro.

Go to TOP