Einxhel për DJ Dagz: Jam shumë e lumtur që e kam njohur

Moderatorja nga Shqipëria, Einxhel Shkira dhe DJ nga Kosova, Dagz, kanë filluar një lidhje dashurie brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.

Ndonëse prezantuesja ka qenë më e tërhequr dhe se nuk dëshironte të ndodhte një gjë e tillë, ata tani ndihen mjaft të lumtur dhe të plotësuar bashkë.

Në një diskutim që Shkira ka bërë së fundmi me artisten Beatrix Ramosaj, ajo e pranon se ndihet e lumtur që e ka njohur.

“Atij nuk ia kam thënë por ndihem e lumtur që e kam njohur”, u shpreh Einxhel.

Ylli i ekranit këtë javë doli në nominim së bashku me DJ Dagz dhe me balerinin Ilir Shaqiri.

Ndërkohë që mbrëmë nga BB VIP u largua opinionisti Meridian Ramçaj, i cili ka qenë i pranishëm për herë të dytë në një format të tillë.

I njëjti ishte pjesë edhe e “Big Brother Albania 7”.

Go to TOP