Einxhel flet për lidhjen me DJ Dagz: I ka kaluar pritshmërit e mia për një mashkull

Banorët e Big Brother VIP u njoftuan nga “Vëllai i madh” se me fillimin e muajt shkurt ndryshe i njohur edhe si muaji i dashurisë ata do të kenë mundësinë që të tregojnë rrëfime e histori dashurie nga jeta e tyre.

Në mesin e tyre edhe Einxhel ka treguar për përjetimet e saj personale, ndërsa përveç të partnerëve ajo ka folur edhe për lidhjen e saj aktuale që lindi brenda shtëpisë së Big Brother VIP, DJ Dagz.

Moderatorja e njohur tha se DJ nga Kosova është ndryshe nga çdo partner që ka patur në jetë, dhe se e ka bërë për vete mënyra se si ai është interesuar të kujtoi karakterin e saj para të gjithave.

Foto: Top Channel

“Ndër të pakt meshkuj që është interesuar të flas me mua, për mua ose të kujtoi botën time, ose të më studion si jam nga brenda ose të analizojë arsyen se pse sillem kështu dhe këtë gjë e kam vlerësuar dhe e kam pëlqyer tek ai dhe jam ndjerë shumë komode të flas me Dagzin dhe kam dashur që ai të shikoi anën time të keqe, ata që e meshkujt e tjerë ka qen problem kam dashur që Dagzi të shoh këtë pjesë dhe të shoh nëse do të jetë në rregull me këtë”, ka thënë Einxhel.

Foto: Top Channel

Tutje ajo tha se Dagz ka kaluar çdo pritshmëri që ajo ka patur për meshkujt, dhe se lidhja me DJ e ka bërë të mendoi se gjithë jetën ka kërkuara tipin e gabuar.


“Çdo pritshmëri që unë kam pas te meshkujt Dagzi i ka hedh vetëm me mirësinë dhe mirësjelljen e vet, asnjë tipar që kam pas te koka ime që duhet t’i ketë mashkulli që do të kem në krah nuk i ka patur por Dagzi i ka hedh poshtë të gjitha ato, dhe thash ndoshta unë gjithë jetë kam kërkuar tipin e gabuar, ndoshta kam kërkuar një mashkull që është i fortë njësoi siç kam unë karakterin por ndoshta ky është problemi sepse një karakter si unë vetëm do të përplasesha me atë”, u shpreh moderatorja e njohur.

Go to TOP