Einxhel akuzoi Donaldin dhe Romeon se e kanë hequr padrejtësisht nga puna, reagon regjisori i emisionit dhe zbardh çfarë ka ndodhur në të vërtetë: Ndjej detyrimin të…

Regjisori i programit “Binjakët Show”, Kreshnik Saraçi ka reaguar lidhur me debatin e ashpër që ndodhi mbrëmjen e djeshme mes Donaldit dhe Einxhel në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’.

Einxhel akuzoi vëllezërit Veshaj e kishin hequr padrejtësisht nga puna dhe madje nuk e kishin paguar. Por Donaldi tha se arsyeja ka qenë se Einxhel nuk kishte qenë korrekte në punë.

Por sipas Einxhel fjalët që thotë Donaldi nuk janë të vërteta. Mirëpo, lidhur me këtë ka ardhur dhe reagimi i regjisorit të emisionit i cili shprehet se arsyeja e shkëputjes së bashkëpunimit ka ardhur nga fakti se Einxhel nuk ka respektuar oraret.  Ky postim është rishpërndarë dhe nga Romeo në profilin e tij.

“Kam qenë regjisor i “Binjakët Show”. Për sa i përket debatit të mbrëmshëm midis Donaldit dhe Einxhel në Big Brother Albania VIP, ndjej detyrimin të mbaj një qëndrim për të mirën e asaj që jo gjithë çfarë thuhet duhet përtypur. Einxhel nuk ka qenë korrekte me oraret. Kjo ishte arsyeja e shkëputjes së bashkëpunimit.”, shkruan ai.

Einxhel akuzoi Donaldin dhe Romeon se e kanë hequr padrejtësisht nga

Go to TOP