Edon Zhegrova me ‘sllallom’ në stërvitje te Lille, derisa turpëron edhe një bashkëlojtar

Edon Zhegrova po ambientohet dalëngadalë te Lille, derisa kompletoi kalimin te skuadra në afatin e janarit.

Reprezentuesi i Kosovës u largua nga Baseli për të kaluar në radhët e kampionit në fuqi të Ligue 1, derisa tashmë ka filluar t’i shfaq cilësitë e tij.

Përmes një video të publikuar nga Lille, Zhegrova shfaqet duke i dribluar bashkëlojtarët me lehtësi.

Njëri nga ta turpërohet keq, duke i kaluar topi poshtë këmbëve.

Natyrisht se trajneri i klubit francez i ndjekë këto depërtime të tij dhe në ndeshjen e radhës, lojtari ynë mund të ketë më shumë minuta.

Go to TOP