“Muzeu i së Ardhmes” i Dubait është shpallur zyrtarisht i hapur më 22 shkurt, gjatë një ceremonie, në të cilën mori pjesë edhe sundimtari i emiratit, sheiku Mohammed bin Rashid al-Maktoum.
Ndërtesa e pazakontë është vend i një ekspozite të përhershme të teknologjive të së ardhmes. Muzeu është strukturë prej shtatë katesh, pa shtylla, në formën e vezës, me lartësi prej 77 metrash. Pamja e jashtme e saj, prej çeliku të pandryshkshëm, është e mbuluar me citate në arabishte, përfshirë fjalinë “e ardhmja u përket atyre që mund ta imagjinojnë, ta dizajnojnë dhe ta zbatojnë atë”.
1“Muzeu i së Ardhmes” është cilësuar nga autoritetet e Dubait si “ndërtesa më e bukur në botë”.2Muzeu ndodhet në një vend të dukshëm në rrugën “Sheikh Zayed”, e cila përbën autostradën kryesore të qytetit.3Ndonëse përmbajtja e muzeut ende nuk është zbuluar, aty janë paralajmëruar shfaqje të novacioneve nga fusha e dizajnit dhe ajo e teknologjisë.4Sipas organizatorëve, shfaqjet e së ardhmes do t’i çojnë vizitorët “në një rrugëtim drejt vitit 2071”.5Struktura e pazakontë ndodhet vetëm disa minuta larg ndërtesës më të lartë në botë, “Burj Khalifa”.6Muzeu i shtohet koleksionit të arkitekturës ekstravagante të Emirateve të Bashkuara Arabe.7“Kjo është një ikonë globale, një ngrehinë arsimore, dhe një kryevepër arkitekturore”, ka thënë kryetari i muzeut, Mohammed Al-Gergawi.8Pamje nga brendësia e “Muzeut të së Ardhmes”.9Njëra nga hapësirat e ndërtesës më të re në Dubai.10Një hapësirë ekspozite brenda muzeut.11Drita shumëngjyrëshe në një pjesë brenda strukturës së pazakontë.