“Drejtësi për gratë e vrara”

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas në Prishtinë dhe në qytete të tjera të Kosovës, u mbajtën marshe kundër dhunës ndaj grave.

Motoja e protestës së përvitshme “Marshojmë S’festojmë” ishte “Drejtësi për gratë e vrara”. Sipas organizatorëve të këtij marshi protestues, nga viti 2010, 48 gra janë vrarë nga burrat në Kosovë. Pjesëmarrësit thanë se sistemi i drejtësisë është bashkëfajtorë, pasi siç argumentuan, ndaj burrave që po kryejnë vrasje të grave, drejtësia po shqipton dënime të ulëta.


Akivistë të të drejtave të grave dhe qytetarë protestuan pranë Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë dhe më pas edhe në rrugët kryesore të qytetit. Ata thanë se gjykatat në Kosovë janë patriarkale, pasi argumentuan se për vrasjen e grave, sistemi i drejtësisë po shqipton dënime të ulëta.   
1Akivistë të të drejtave të grave dhe qytetarë protestuan pranë Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë dhe më pas edhe në rrugët kryesore të qytetit. Ata thanë se gjykatat në Kosovë janë patriarkale, pasi argumentuan se për vrasjen e grave, sistemi i drejtësisë po shqipton dënime të ulëta. 
 
Protestuesit hodhën ngjyrë dhe tymues në drejtim të ndërtesës së Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë më 8 mars 2022.
2Protestuesit hodhën ngjyrë dhe tymues në drejtim të ndërtesës së Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë më 8 mars 2022.
"Policia i ka duart me gjak", ishte një prej sloganeve të kësaj proteste. Protestuesit akuzuan institucionet ligjzbatuese për neglizhencë të rasteve të dhunës në familje. 
3″Policia i ka duart me gjak”, ishte një prej sloganeve të kësaj proteste. Protestuesit akuzuan institucionet ligjzbatuese për neglizhencë të rasteve të dhunës në familje. 
Një pjesëmarrëse në protestën "Drejtësi për gratë e vrara". Organizatorët e kësaj proteste thanë se "nuk mund ta gëzojmë lirinë e asnjërës, pa lirinë e secilës".   
4Një pjesëmarrëse në protestën “Drejtësi për gratë e vrara”. Organizatorët e kësaj proteste thanë se “nuk mund ta gëzojmë lirinë e asnjërës, pa lirinë e secilës”. 




 
Një pjesëmarrës në protestën e organizuar në Prishtinë më 8 mars, duke mbajtur një pano ku shkruan “Pse është fuqia e zanit tem ma e pandershme se aktet e abuzuesve?”.
5Një pjesëmarrës në protestën e organizuar në Prishtinë më 8 mars, duke mbajtur një pano ku shkruan “Pse është fuqia e zanit tem ma e pandershme se aktet e abuzuesve?”.
Protesta para Pallatit të Drejtësisë, që u kritikua se nuk po vepron shpejt në rastin e dhunës ndaj grave, ngacmimeve seksuale dhe po shqipton dënime të ulëta për burrat. 
6Protesta para Pallatit të Drejtësisë, që u kritikua se nuk po vepron shpejt në rastin e dhunës ndaj grave, ngacmimeve seksuale dhe po shqipton dënime të ulëta për burrat. 
"Poshtë patriarkati" ishte një prej sloganeve që pjesëmarrësit brohoritën gjatë protestës në Prishtinë më 8 mars 2022.
7″Poshtë patriarkati” ishte një prej sloganeve që pjesëmarrësit brohoritën gjatë protestës në Prishtinë më 8 mars 2022.
"Edhe sa thirrje të humbura" dhe "Vrasja e grave është urgjencë kombëtare" ishin disa prej sloganeve në protestën e organizuar më 8 mars në Prishtinë. 
8″Edhe sa thirrje të humbura” dhe “Vrasja e grave është urgjencë kombëtare” ishin disa prej sloganeve në protestën e organizuar më 8 mars në Prishtinë. 
Marshi i qytetarëve nëpër rrugët e Prishtinës, ku u kërkua që institucionet të mos i neglizhojnë rastet e dhunimeve, ngacmimeve seksuale, dhunës ndaj grave dhe padrejtësive të tjera të bazuara në gjini dhe orientim seksual. 
9Marshi i qytetarëve nëpër rrugët e Prishtinës, ku u kërkua që institucionet të mos i neglizhojnë rastet e dhunimeve, ngacmimeve seksuale, dhunës ndaj grave dhe padrejtësive të tjera të bazuara në gjini dhe orientim seksual. 
"Feminizmi do të na çlirojë", shkruan në këtë pano që mban në dorë kjo grua që mori pjesë në protestën e organizuar më 8 mars në Prishtinë. 
10″Feminizmi do të na çlirojë”, shkruan në këtë pano që mban në dorë kjo grua që mori pjesë në protestën e organizuar më 8 mars në Prishtinë. 
Protesta kundër vrasjes së grave në sheshin Zahir Pajaziti më 8 mars 2022.
11Protesta kundër vrasjes së grave në sheshin Zahir Pajaziti më 8 mars 2022.
Protestuesit fajësuan sistemin e drejtësisë për neglizhim të rasteve gjyqësore, ku viktima janë gratë. 
12Protestuesit fajësuan sistemin e drejtësisë për neglizhim të rasteve gjyqësore, ku viktima janë gratë. 
Organizatorët e protestës në Prishtinë thanë se që nga viti 2010, 48 gra janë vrarë nga burrat.
13Organizatorët e protestës në Prishtinë thanë se që nga viti 2010, 48 gra janë vrarë nga burrat.
"Punë e barabartë në shpi" shkruan në këtë pano. Protestuesit kërkuan që gratë të trajtohen në mënyrë të barabartë dhe jo siç thanë, "qytetarë të rendit të dytë dhe robër të burrave". 
14″Punë e barabartë në shpi” shkruan në këtë pano. Protestuesit kërkuan që gratë të trajtohen në mënyrë të barabartë dhe jo siç thanë, “qytetarë të rendit të dytë dhe robër të burrave”. 
Go to TOP