Dënohet shqiptari që vodhi mbi 35 mijë franga një market në Zvicër

Viti 2020 ishte vit pandemik, ku shumë njerëz u përballën me kufizime Covid. Koha e bllokimit, ndikoj tek shumë njerëz edhe në mënyrë jo të mirë ekonomike.

Gjatë kësaj kohë 30 vjeçari shqiptar, hyri në një market të quajtur “Dennerit” në kantonin Würenlingen AG gjatë kohës së pandemisë, ku kreu një sulm të armatosur me një armë ajrore, doreza, kapele dhe maskë mbrojtëse.

Në raportin e policisë zvicerane, thuhet se autori ka vjedhur mbi 35 mijë franga.

Pas veprës, ai u kap për një kohë të shkurtër nga organet e sigurisë në Zvicër dhe tani u shqiptua dënimi i tij, dy vjet burg me kusht dhe një gjobë prej 2 000 franga.

Referuar gazetës “Aargauer Zeitung”, as mbrojtja dhe as i dënuari nuk duan ta kundërshtojnë aktgjykimin.

Sipas gjykatës, është diskutuar gjatë nëse “duhej të mendohej një dënim i pjesshëm”. Megjithatë, duke qenë se 30-vjeçari nuk kishte kryer më parë asnjë krim dhe e kishte pranuar, gjykata nuk e bëri këtë.

Go to TOP