“Danke Deutschland”, Pacolli falënderon Gjermaninë pas njohjes së patentë shoferëve të Kosovës

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, ka uruar qytetarët për njohjen e patentë-shoferëve të Kosovës nga Gjermania.

“Gjermania njeh patentë shoferët nga Kosova dhe Shqipëria. Urime gjithëve!”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Pacolli më pas ka komentuar në gjuhën gjermane në postimin e vet.

“Danke Deutschland” ka shkruar Pacolli.

Ndryshe, Gjermania ka vendosur sot që t’i njohë patentë-shoferët nga Kosova. Ky propozim ka marrë miratimin e të 16 landeve gjermane.

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, i cili tha se Kosovës s’i mungoi asnjë votë.

“Kënaqësi e veçantë të takoja pjesën më të madhe të Ministrave të Transportit të 16 landeve gjermane në prag të votimit të njohjes së patentë shoferëve të Republikës së Kosovës. Edhe me i lumtur, kur nga 69 votat e përgjithshme të Bundesratit, Republikës tonë nuk i mungon asnjë votë. Kjo flet shumë për miqësinë ndërmjet dy vendeve tona, si dhe për fuqizimin dhe ngritjen e cilësisë së standardizimit të patentë shoferëve të Kosovës me normat evropiane. Faleminderit Gjermani”, ka shkruar Ajeti.

Go to TOP