Çudit Dimala Basha i VV -së: Edhe Gjermania ka me na e marrë lakmi

Deputeti i VV-së, Dimal Basha ka folur për vendimin e ish Qeverisë “Haradinaj”, për shpronësimet në segmentin rrugor Kijevë-Zahaq, pjesë në të cilën është paraparë që të kalojë autostrada e Pejës.

Ai ka thënë se ka pasur dyshime për keqpërdorime të mëdha në shpronësimet e rrugës Kijevë-Zahaq me të cilat po merret Prokuroria.

Basha ka thënë se Qeveria Kurti ia ka shpëtuar Kosovës 30 milionë euro nga ky projekt.

“Janë pshtu 30 milionë euro, edhe 30 këtu. bëjnë 60 milionë. Këto janë shumë pare e me vazhdu me punu qishtu, unë të premtoj që edhe Gjermania ka me na marrë lakmi”, u shpreh ai në ATV.

Go to TOP