Cila është gjendja e rrugëve pas reshjeve të borës? Flasin nga Ministra e Infrastrukturës

Pas reshjeve të borës qarkullimi në rrugët e vendit është vështirësuar. Detaje për këtë ka dhënë Mal Lokaj, nga Ministria e Infrastrukturës.

Pavarësisht ankesave të shumta të qytetarëve, Lokaj thotë se gjendja e rrugëve është e mirë.

“Momentalisht sipas informacioneve nga menaxherët e shtatë regjioneve të Kosovës, gjendja e rrugëve nacionale dhe regjionale, pra këto rrugë janë në kompetencë të Ministrisë, dhe du autoudhët, është e mirë. Nuk mund të themi që është perfekte, por rrugët janë të qarkullueshme në të gjitha lokacionet edhe në të gjitha pozicionet gjeografike”, tha Lokaj .

Ai thotë se janë përgatitur dhe s’presin vështirësi në mirëmbajtjen e rrugëve as në javët e ardhshme.

“Operatorët ekonomik që janë përzgjedhur nga Ministria për mirëmbajtjen e rrugëve janë të përgatitur, me staf, me makineri dhe me materialin e nevojshëm që nevojitet për mirëmbajtjen e rrugëve”, tha Lokaj.

Go to TOP