Formacionet zyrtare: Unitedi përballë Aston Villas në raundin e tretë të FA Cup

Manchester Unitedi është nikoqir i Aston Villas në Old Trafford për ndeshjen e raundit të tretë të Kupës FA.

Djajtë e Kuq janë favoritë për të vazhduar në rrethin e katërt të kësaj gare, megjithëse kundërshtari është nga Liga Premier dhe nuk kanë një sfidë aspak të lehtë.

Trajnerët Ralf Rangnick dhe Steven Gerrard i kanë zgjedhur formacionet që do ta nisin takimin nga fillimi.

Formacioni startues i Manchester Unitedit: De Gea; Dalot, Lindelof, Varane, Shaw; Fred, McTominay; Greenwood, Bruno Fernandes; Cavani, Rashford.

Formacioni startues i Aston Villas: Martinez; Cash, Konsa, Mings, Targett; McGinn, Douglas Luiz, J.Ramsey; Buendia, Ings, Watkins.

Në raundin tjetër, fituesi i këtij dueli do të luajë kundër Middlesbrough që eliminoi Mansfield Town. 

Go to TOP