Çeku: Kosovës një ushtar i kushton 17 euro në ditë

Ish-ministri i FSK-së, Agim Çeku thotë se Kosovës një ushtar i kushton 17 euro në ditë. Në këtë mënyrë sipas tij, aktualisht është i pamundur të bëhet i detyrueshëm shërbimi ushtarak.

Ish-kryeministri ka dhënë arsyet për këtë.

“Një ushtar kushton 17 euro në ditë dhe është shumë problem shërbimi i detyrueshëm ushtarak”, tha Çeku.

“S’mund të implementohet te ne në këto rrethana që i kemi. Në situatën reale që e kemi është shumë zor që serbët t’i përgjigjen ftesës për me shku me shërbyer në ushtri pa detyrim ligjor apo pa arrestim dhe shkakton tensione të panevojshme”, tha ai .

Çeku thotë se ka ardhur koha për “shërbim vullnetar ushtarak”.

“Nuk është reale, nuk është e nevojshme dhe nuk është e kohës. Koha i ka skaduar shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Është koha për shërbim vullnetar ushtarak”, shpjegoi ai.

Go to TOP