Ramush Haradinaj shkon në odën ku në luftë ishte pritur ambasadori Richard Holbrooke

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka publikuar disa fotografi nga një vizitë në Junik.

Haradinaj tha se ky vend ka histori duke përmendur se në këtë odë dikur u prit ambasadori amerikan Richard Holbrooke.

“Juniku ka histori.Sonte me Sheh Xhemajliun dhe shumë miq e bashkëluftëtarë në odën që dikur priti ambasadorin Holbrooke. Faleminderit për mikpritjen Myrtë Shala”, ka shkruar Haradinaj.

Go to TOP