Britania: Rusia shumë mbrapa planit

Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë të enjten se “operacioni special ushtarak” në Ukrainë është duke shkuar sipas planit.

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace mendon krejt ndryshe.

Ai ka thënë për BBC-në se Rusia është shumë mbrapa planit.

“Pavarësisht shkatërrimeve ditore dhe bombardimeve në zona të civilëve në disa qytete, ukrainasit dalin gjatë ditës, vlerësojnë forcat e tyre, i largojnë disa raste dhe vazhdojnë luftën”, ka thënë ai.

“Rusia është duke mbledhur një numër të madh, jo vetëm të vdekjeve, por edhe të dezertimeve dhe njerëzve që dorëzohen dhe një numër të madh të pajisjeve të shkatërruara”, ka shtuar ai.

Sa i përket Putinit, Wallace ka thënë se ai është njeri i mbështjellë në sanksione për shkak të veprimeve të veta.

“Ai është njeri që ka shkelur secilin ligj ndërkombëtar. Ai është secilën herë e më i izoluar”.

Go to TOP