Bora Zemani feston ditëlindjen e 30-të në një festë luksoze me plot të ftuar VIP, gjatë mbrëmjes i këndohet kënga e Donaldit

Prezantuesja e njohur e televizionit, Bora Zemani, të enjten ka organizuar një festë për ditëlindjen e saj të 30-të.

Pjesëmarrës në këtë ndejë akne qenë rrethi i saj i ngushtë, përfshirë një listë emrash të njohur.

Ermal Mamaqi, Albana Osmani, Elita Rudi, e Arbana Osmani, janë vetëm disa nga personazhet VIP që ishin pjesë e kësaj feste.

Bora Zemani në ditëlindjen e 30-të (Foto: Instagram)

Për të argëtuar të pranishmit me muzikë, të ftuar kanë qenë grupi Threedots, të cilët kanë interpretuar këngë të ndryshme gjatë mbrëmjes.

Ndër të tjerash ata kanë interpretuar këngën “TL”, e cila ka qenë një dedikim i ish-të dashurit të Borës, Donald Veshajt, për prezantuesen e TCH.

Dyshja kanë qenë shumë të komentuar në media, veçanërisht pas takimit të tyre në spektaklin Big Brother VIP, ku dhuruan një puthje publike dhe dhanë shenja të një rikthimi të mundshëm me njëri-tjetrin.

Bora Zemani në ditëlindjen e 30-të (Foto: Instagram)

Mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi Donaldi ka krijuar një lidhje tjetër brenda shtëpisë së BBV, me këngëtaren nga Kosova, Beatrix Ramosaj.

Ndërkohë, në videon e publikuar në rrjetet sociale, mund të shihet se si Bora e këndon me gjithë qejf këngën “TL”, përkundër faktit që ajo i sjell ndër mend kujtimet e ish-të dashurit të saj. 

Go to TOP