Biden i premtoi Zelenskyt: Do të përgjigjemi me vendosmëri ndaj Rusisë

Biden dhe Zelensky folën me telefon për krizën në Ukrainë, e cila është në prag të nisjes së luftës me Rusinë.

Në një bisedë telefonike me liderin ukrainas Volodymyr Zelensky, presidenti amerikan Joe Biden konfirmoi gatishmërinë e Uashingtonit për t’u përgjigjur me vendosmëri nëse Rusia pushton Ukrainën.

I pari i shtetit amerikan gjithashtu konfirmoi se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë një mbështetje shtesë makroekonomike për të ndihmuar ekonominë ukrainas për shkak të presionit të akumulimit të trupave ruse në kufi, raporton cnn.

“Presidenti Biden tha se ekziston një mundësi e qartë që rusët mund të pushtojnë Ukrainën në muajin shkurt”, tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Emily Horne.

Rusia mohon çdo raportim se do të pushtojë fqinjin, por muajin e kaluar bëri kërkesa të gjera sigurie nga Perëndimi, duke përfshirë që Ukraina të mos i bashkohet aleancës ushtarake të NATO-s.

Më herët, presidenti ukrainas njoftoi se kishte diskutuar për de-përshkallëzimin e situatës dhe mundësinë e ndihmës financiare për Ukrainën në një bisedë telefonike me Bidenin.

Shtetet e Bashkuara kanë bërë një kërkesë për një takim në Këshillit e Sigurimit të OKB-së për Ukrainën, e cila pritet të mbahet më 31 janar, njoftoi misioni amerikan në OKB. 

Go to TOP