Barazon Holanda
Holanda e ka barazuar rezultatin në 1-1 ndaj Turqisë.
Holanda dhe Turqia po luajnë në çerekfinalen e fundit të Evropianit ‘Gjermani 2024’.
‘Tulipanët’ në pjesën e dytë bën presion të madh drejt portës turke dhe përmes De Vrij (71’), barazoi shifrat në 1-1.
Dueli mes këtyre dy skuadrave po dhuron një superndeshje. Skuadra fituese do të përballet me Anglinë në gjysmëfinalen e EURO 2024.
