Bajrami akuzon qeverinë për mospunë dhe korrupsion në investimet kapitale për 2024
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ashpër qeverinë për mosrealizimin e investimeve kapitale të parapara në buxhetin e vitit 2024.
Sipas Bajramit, nga 859 milionë euro të planifikuara, deri më 1 shtator janë shpenzuar vetëm 159 milionë euro, duke treguar një mospunë të dukshme.
Ajo shtoi se një pjesë e shpenzimeve janë bërë përmes kontratave njëburimore, të, cilat dyshohet se përfshijnë korrupsion.
Bajrami gjithashtu theksoi se qeveria është përgjegjëse për 273 milionë euro tenderë sekretë, të cilët kanë dëmtuar konkurrencën e lirë dhe buxhetin e vendit. /Kosova.info/