Arta Nitaj nuk i ndal paraqitjet provokuese në rrjetet sociale

Bukuroshja e njohur shqiptare, Arta Nitaj, është shumë e komentuar për paraqitjet e saj në rrjetet sociale.

Ajo ndan vazhdimisht me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, duke marrë vëmendjen e fansave me paraqitjet e saj atraktive.

Së fundmi, bukuroshja me prejardhje nga Peja publikoi në InstaStory një imazh mjaft provokues, ku shfaqej me një dekolte mjaft të hapur dhe një maskë në kokë.

Foto: Arta Nitaj/InstaStory

Vetëm disa orë më vonë, Nitaj vendosi të ndajë me ndjekësit në Instagram edhe disa imazhe të tjera, në të cilat u shfaq duke pozuar me një fustan elegant.

Foto: Arta Nitaj/InstaStory

Fustani i bardh me material transparent në disa pjesë të tij, tregonte më së miri siluetën e ish-aktores së “O Sa Mirë”.

Me dekoltenë e hapur, Nitaj vuri në pah gjoksin e saj atraktiv, duke ngacmuar kështu imagjinatën e atyre që e ndjekin.

Foto: Arta Nitaj/Instagram

Ajo e bëri me dije se ky kreacion në trupin në saj është punim i stilistit të njohru shqiptar, Mr. Rex.

Foto: Arta Nitaj/InstaStory

Go to TOP