Arta Nitaj dhe Dafina Zeqiri sjellin video provokuese për fansat në TikTok, nuk ndalen së ekspozuari të pasmet para kamerës

Këngëtarja Dafina Zeqiri dhe bukuroshja Arta Nitaj kanë krijuar një miqësi shumë të mirë me njëra-tjetrën.

Ato janë shfaqur në një performancë me skena provokuese në klipin “Murer on the dancefloor”, të Dafinës – këngë e albumit të saj të fundit “Dafinë Moj”.

Dy të shumëpërfolurat e estradës tashmë i kanë të shpeshta edhe paraqitjet e përbashkëta në rrjetet sociale.

Së fundmi, Dafina dhe Arta kanë realizuar një video të përbashkët në TikTok, ku shihen duke vallëzuar dhe dhuruar “twerk” për ndjekësit e tyre.

Foto: Arta Nitaj/TikTok

Ato i janë përgjigjur sfidës së famshme të këtij rrjeti social të titulluar ‘Beyonce Challenge’, e cila kërkon që personazhet të vënë në pah të pasmet nën ritmet e këngës së TikTok-ut, “Atsuko Okatsuka”.

Dy bukuroshet janë ulur dhe kanë fokusuar të pasmet fillimisht në dhomën e grimit, më pas në korridor, dhe më vonë edhe në dalje tek vetura.

Foto: Arta Nitaj/TikTok

Videoja në fjalë është realizuar në Tiranë, në një nga mbrëmjet e një prej klubeve të natës, në të cilin Dafina ishte e ftuar për të kënduar.

Kjo performancë e tyre është shpërndarë e komentuar me të madhe nga ndjekësit e Artës dhe Dafinës në TikTok.

@artaanitaj0 @dafinapipinazeqiri #beyoncechallenge ♬ original sound – Atsuko Okatsuka
Go to TOP