Arta Bajrami sjell baladën e re “Aksesor”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Arta Bajrami, ka publikuar së fundmi këngën e saj më të re, “Aksesor”.

Kënga është një baladë e zhanrit pop folk.

Muzika është punuar nga vëllai i këngëtares, Don Arbas, në bashkëpunim me vet Artën, gjersa për vargjet e tekstit është kujdesur tektshkruesi i njohur nga Maqedonia, Avni Qahili.

“Aksesor” është vizualizuar edhe me një klip, i cili i përshtatet mjaft mirë tematikës që kënga trajton.

Xhirimet janë kryer në Kosovë, gjersa ana vizuale i është besuar BUG Production,

Arta Bajrami përndryshe është e njohur ndër vite në sjelljen e baladave të shumta, për të cilat shquhet dhe projekte të tilla, i janë pritur gjithmonë mirë nga publiku i saj. 

Go to TOP