10 programet e studimit ofrohen mbi bazën e kërkesave të tregut të punës

Me përgatitjen teorike dhe punën praktike në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të rinjtë pas përfundimit të shkollimit universitar themelor janë të gatshëm për tregun e punës në 10 programe të cilat ofrohet në këtë Universitet për t’u studiuar në shkencat e aplikuara.

“Menaxhment”; “Inxhinieri dhe Informatikë”; “Arkitekturë, Dizajn dhe Teknologji e drurit”; “Turizëm dhe Ambient”; si dhe “Arte të Aplikuara” janë fakultetet të cilat të rinjtë e Kosovës mund t’i vijojnë programet e tyre në Universitetin e Shkencave të Aplikuara “Gjon Serreçi“ në Ferizaj.

Studentët vënë në dukje se studimet themelore përgjatë 3 vjetëve bazohen më shumë në punën praktike brenda laboratorëve duke e shpjeguar aty edhe pjesa teorike.

Mundësit e punësimit të studentëve janë të shumta nga programet e Universitetit në Ferizaj. Studentët e këtij Universitetit njërin nga semestrat e studimeve themelore dhe master mund t’i përfundojnë edhe në Universitete evropiane.

Universiteti “Gjon Serreçi” në Ferizaj numëron gjithsej mbi 1 mijë e 600 studentë në drejtimin e studimeve themelore dhe master.

Go to TOP