“10 mijë dronë në vit”: Brenda fabrikës së parë gjermano-ukrainase për prodhim dronësh
Në shtetin gjerman të Bavarisë, një fabrikë e përbashkët gjermano-ukrainase ka nisur të prodhojë dronë ukrainas. Radio Evropa e Lirë e ka vizituar punëtorinë ku montohen dronët Linza.
Kjo është vetëm njëra prej sipërmarrjeve të përbashkëta që po i çon përpara Ukraina për prodhim të pajisjeve ushtarake në Evropë.
Punëtoria që gjendet afër Munihut punëson dhjetëra ukrainas, një pjesë e mirë e të cilëve janë refugjatë.
