Rohde për moskonstituivin e Kuvendit: Protagonistët s’kanë vullnet

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde duke komentuar mos konstituimin e Kuvendit, për shkak se shumica e deputetëve refuzuan ta votojnë nënkryetarin nga Lista Serbe, ka thënë se protagonistët nuk kanë vullnet politik për të gjetur një zgjidhje dhe se kjo është e keqe për Kosovën.

Ai u ka thënë mediave se kishte shpresë që kriza mund të zgjidhej por në këto momente nuk duket e mundur.

Rohde: Nuk ka mjaft vullnet politik për të gjetur një zgjidhje

“Më duket se këtë mëngjes kisha një shpresë të shkurtër që kriza mund të zgjidhej, por në këtë moment nuk duket e mundur. Ndoshta nuk ka mjaft vullnet politik ndër protagonistët për të gjetur një zgjidhje. Kjo është e keqe për Kosovën, sepse shumë fonde janë në lojë dhe na duhen institucione funksionale, si parlamenti dhe qeveria”, tha ai.

Përndryshe, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë zgjedhur kryetar Dimal Bashën dhe nënkryetarë Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku, Kujtim Shala dhe Emilja Rexhepi. Kjo e fundit me rotacion pas disa muajve.

Ndërkohë, deputetët nuk kanë votuar kandidatin e Listës Serbe për nënkryetar. Kjo ka bërë që Kuvendit mos të konsiderohet i konstituuar. Seanca vazhdon të enjten e 28 gushtit duke nisur në orën 11:00.


Go to TOP