Zyrtarizohet vendimi i qeverisë shqiptare për të lënë të pandryshuar çmimin e energjisë edhe në tetor

Çmimi i energjisë elektrike në Shqipëri për muajin tetor nuk do të ndryshojë, ndërsa përgjatë këtij muaji do të do të rishikohet situata dhe do të vendoset nëse çmimi 42 kilovat do të aplikohet gjatë muajit nëntor për të gjithë konsumatorët që kalojnë fashën 800 kilovat orë në muaj.

Në mbledhjen e bordit të Entit Rregullator të Energjisë (ERE) u konfirmuar edhe vendimi i qeverisë i bërë publikë pak ditë më parë nga Kryeministri Edi Rama.

ERE deklaroi se kjo kërkesë ju ka ardhur më 6 tetor.

Ndërsa përfaqësues të Partisë Demokratike u shprehën në mbledhje që të revokohet vendimi për tetorin, nëntorin dhe dhjetorin.

Kryeministri Rama deklaroi se fasha 800 kWh do të vendoset në muajin nëntor, duke parë parametrat, ose do të ketë sërish diskutim për shtyrje të aplikimit të saj.

Reklama

Gjatë një komunikimi në rrjetet sociale, teksa iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve, Rama theksoi se nëse trendi i kursimit të energjisë dhe reshjet vijojnë, muaji tetor do të kalojë me asnjë të papritur.

Go to TOP