Zyrtari ukrainas: Nuk kemi refuzuar të negociojmë me Moskën, por jo me Putinin në krye
Këshilltari i presidentit ukrainas, Mykhail Podolyak, ka thënë se Kievi nuk ka refuzuar kurrë të negociojë me Moskën dhe është gati për bisedime me liderin e ardhshëm të Rusisë, por jo me Vladimir Putin.
Komentet në Twitter nga Mykhailo Podolyak pasuan një raport të Ëashington Post të shtunën që thoshte se administrata e Biden po inkurajonte privatisht liderët ukrainas të sinjalizonin një mundësi për të negociuar me Moskën.
“A është Putin gati? Është e qartë se jo. Prandaj, ne jemi konstruktiv në vlerësimin tonë: do të flasim me liderin e ardhshëm të Rusisë”, tha ai.

