Zyrtare: Ardon Jashari vishet kuqezi
AC Milan ka njoftuar transferimin përfundimtar të mesfushorit zviceran Ardon Jashari nga Club Brugge. Lojtari ka firmosur një kontratë deri më 30 qershor 2030.
Marrëveshja mes klubeve është arritur dje, me një vlerë prej 34 milionë euro plus 3 milionë euro bonuse, ndërsa paga e Jasharit te Milan do të jetë 2.5 milionë euro neto në sezon.
Mesfushori që përfaqëson Zvicrën u lind në Cham të Zvicrës, ndërsa e nisi karrierën te Luzerni.
Ai debutoi në ekipin e seniorëve të kësaj skuadre në korrik të vitit 2020.
