Zvicra u përfshi mbrëmë nga stuhi të fuqishme
Shërbimi zyrtar meteorologjik i Zvicrës, MeteoSwiss, vendosi nivelin e alarmit 4 nga 4.
Bubullimat, shiu dhe fuqia e erës u shtuan në intensitet të martën mbrëma, teksa përfshiu shumë rajone të Zvicrës.
Në disa zona era “udhëtoi” me një shpejtësi prej afro 100 km në orë.
Shërbimi zyrtar meteorologjik i Zvicrës, MeteoSwiss, vendosi nivelin e alarmit 4 nga 4.
Parashikimi për ditën e sotme: mot me vranësira, në disa zona me rrebeshe ose stuhi, por jo aq të dendura sa dje.
