Zvicra në krizë të madhe, Shaqiri i lënduar, mungojnë në stërvitje edhe dy yje të tjerë!

Ndeshja vendimtare në grupe e Kupës së Botës kundër Serbisë e ka gjetur në një situatë të vështirë Zvicrën. Xherdan Shaqiri është i lënduar dhe gjasat e tij për aktivizim ndaj Serbisë po zbehen.

Shaqa për shkak të lëndimit mungoi edhe ndaj Brazilit.

Federata Zvicerane e Futbollit njoftoi poashtu se Yann Sommer dhe Nico Elvedi u detyruan të anashkalonin seancën e fundit stërvitore para ndeshjes me Serbinë për shkak të një ftohjeje.

Në rast se mungojnë të tre yjet, Zvicra pritet të ketë probleme serioze për ndeshjen e nesërme.

Go to TOP