Zvicra: 83-vjeçari nga Kosova goditet për vdekje nga vetura

Një 83-vjeçar nga Kosova është goditur për vdekje nga vetura gjatë së martes.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në Zvicër, në vendin e quajtur Horgen.

Ende nuk dihen rrethanat se si erdhi deri tek aksidenti.

Sipas policisë, shoferi 51-vjeçari, ishte duke lëvizur në Einsiedlerstrasse drejt Horgenit.

Aksidenti ka ndodhur në Mühlebachstrasse teksa këmbësori po kalonte rrugën.

Rasti po hetohet nga policia kantonale dhe nga prokuroria publike.

Go to TOP