ZRrE: Nuk ka shtrenjtim të energjisë deri në mars 2025, furnizimi me energji i qëndrueshëm
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka sqaruar sot opinionin publik lidhur me lajmet që kanë qarkulluar për një shtrenjtim të mundshëm të energjisë elektrike.
Sipas ZRrE-së, shqyrtimi i tarifave dhe të hyrave të lejuara për ndërmarrjet e rregulluara do të fillojë në fund të vitit 2024 dhe do të zgjasë deri më 31 mars 2025. Deri atëherë, nuk pritet asnjë rritje e tarifave.
ZRrE gjithashtu ka informuar se pritet një furnizim i qëndrueshëm me energji elektrike, falë realizimit të remonteve të planifikuara në njësitë gjeneruese termike dhe rritjes së prodhimit nga Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë. /Kosova.info/