Zonja Presidente!
Shkruan: Afrim VESELI
Mbamendja e njerëzve është pjesë e biologjisë së njeriut.
Të lutëm, na e shpjego qëndrimin Tuaj tani, lidhur me marrëveshjen e atëhershme të ofruar nga Presidenti Tramp.
A keni gabuar Ju atëherë apo jeni duke gabuar sot ?
Duhet të na shpjegosh, je Presidente e vendit tonë.
A duhet të vazhdojmë të ofendojmë e linçojmë ende zot. Hotin apo ta lavdërojmë?
E edhe Zot. Grenelli njollojë. Tregona se si të veprojmë Presidente.
Kushtetuta e vendit të obligon të na informosh se si të veprojmë.
Zonja jonë Presidente, Abdullah Hoti ende vazhdon të jetojë në një banesë të vogël, e Ju na thuani ku?
Zonja Presidente, Amerika dhe Presidentët e saj, kur s’kanë qenë ndryshe për Kosovën.
E Ju..?!
E di që politikanët gogja gënjejnë ama Ju jeni Presidente e Republikës.
Pra, nuk e di se sa, ama ka shumë që kujtesën e kanë mirë.
Tek e fundja jetojmë në botën digjitale dhe çdo gjë e shkruar mbetet.
Me beso, vërtet me beso, se nuk dua që Presidenti i vendit tim, të duket gënjeshtar..
