Zogiani emërohet zëvendësministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Avni Zogianin, zëvendësministër të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Kryeministri Kurti e uroi Zogianin për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Zogiani ka qenë zëvendësministër i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit edhe në Qeverinë Kurti 1.

Ministria e Mjedisit dhe Planfikimit Hapësinor udhëhiqet nga Liburn Aliu, ndërsa zëvendësministër është edhe Hysen Durmishi.

Zogiani para aderimit në Vetëvendosje ka qenë aktivist nga shoqëria civile.

Go to TOP