Zogaj viziton shkollën e rinisë “Xhevdet Doda” me ambasadoren e Maltës
Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, së bashku me Ambasadoren e Maltës në Kosovë, Znj. Juliana Ferrante, kanë vizituar shkollën “Xhevdet Doda”.
Për Zogajn, kjo vizitë ishte e mbushur me emocione, pasi ai ishte nxënës i kësaj shkolle.
Duke shprehur mirënjohjen për edukimin që ka marrë, ai tha se ndihet krenar që tashmë është në rolin e një udhëheqësi lokal dhe po përpiqet të ndihmojë brezat e rinj përmes përmirësimit të arsimit. /Kosova.info/