Çeku: Dejona Mihali nuk është dëshmitare, por e dyshuar në aferën e tenderëve të KEK-ut

Gazetari hulumtues Fitim Çeku ka bërë publike të dhëna të reja lidhur me aferën prej 20 milionë eurosh në KEK, ku Nagip Krasniqi akuzohet për dhënie të tenderëve të kurdisur disa kompanive greke.

Sipas Çekut, këto kompani, të panjohura më parë në tregun kosovar, kanë lidhje direkte me Dejona Mihali.

Ndryshe nga roli i saj si dëshmitare, Çeku thekson se Mihali po hetohet si e dyshuar për përfshirje në këtë aferë të dyshimtë tenderësh. /Kosova.info/


Go to TOP