Zogaj: Tabelat e reja në shkollat fillore, hap i rëndësishëm për edukimin e fëmijëve

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka ndarë një foto që përfaqëson përparimet e fundit në edukimin digjital të kryeqytetit. Dy nxënës të klasës së katërt nga Shkolla Fillore ‘Nazim Gafurri’ shihen duke shfrytëzuar tabelat digjitale të reja, të cilat janë ofruar nga Komuna e Prishtinës.

“Kjo iniciativë përbën një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të edukimit dhe rritjes së mundësive teknologjike për nxënësit”, ka thënë ai.

Zogaj theksoi rëndësinë e këtij investimi për të ardhmen e fëmijëve të Prishtinës dhe përpjekjet e komunës për të integruar teknologjinë në shkollat fillore.

Kjo nismë është pjesë e projekteve të udhëhequra nga Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, dhe Drejtoresha e Arsimit, Jehona Lushaku Sadriu. /Kosova.info/

Go to TOP